VIDEO/ Kristjan Asllani me pasime si në “Play Station” ndaj Lens, por shoku i Brojës ndëshkon Interin me golin e pabesueshëm

Interi ka luajtur sot miqësoren e tretë, të cilën e ka humbur me rezultatin minimal 1-0. Kristjan Asllani e nisi nga stoli këtë ndeshje, ndërsa fushën e preku në minutën e 62-të. Mesfushori shqiptar ka bërë mirë në minutat që kishte në dispozicion, duke mos gabuar asnjëherë në pasimet e tij. Në minutat e fundit të kohës së rregullt 20-vjeçari tregon personalitetin e tij, duke shkuar mes dy shokëve të skuadrës për të marrë të drejtën e ekzekutimit të goditjes së dënimit. Harkimi i tij si të ishte i komanduar në “Play Station“ nis një skemë të bukur për zikaltrit, por goditja përfundimtare lë për të dëshiruar.

Por nuk vonon shumë dhe Lensi kalon në avantazh, duke zbatuar kështu rregullin e pashkruar të futbollit: “Kush nuk shënon, pëson“. Ishte Openda ai që ndëshkoi Interin me një gol të pabesueshëm pas ekzekutimit të një goditjeje nga këndi. Ish-shoku i skuadrës së Brojës në kohën kur të dy shkëlqenin me njëri-tjetrin te Viteshe, realizon një goditje perfekte, duke u kapur në befasi të gjithë lojtarët e Interit. Një gol që askush nuk e priste, por që në fund i dha Lensit fitoren 1-0./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online