VIDEO | Bare shkëlqen me asist, Vojvoda gjen golin në Belgjikë

Keidi Bare nuk e lëshon formacionin e titullarit te Malaga. Mesfushori fierak u aktivizua përsëri nga minuta e parë në takimin ndaj vizitorëve të Almerias. 21-vjeçari i mjaftuan 12 minuta për të qenë vendimtar, teksa shërbeu me një harkim perfekt, spanjollin Adrian Gonzales, i cili nuk gaboi pak metra larg portës së kundërshtarëve dhe zhbllokoi takimin.

Mërgim Vojvoda gjeti sërish rrugën e golit në kampionatin belg pas dy vitesh pritje në fitoren e skuadrës Muskronit ndaj Sporting Sharleruas me rezultatin 3 – 0 . Goditja e mbrojtësit të përfaqësues së Kosovës u ndihmua nga një devijim i kundërshtarëve, çka bëri që topi të përfundonte në rrejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *