VIDEO/ Barclona nuk lë vend për befasi, katalanasit përmbysin ekipin e ligës së 3-të dhe shkojnë në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona nuk ka lënë vend për surpriza mbrëmjen e sotme. Katalanasit kanë bërë detyrën, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Mbretit. Barça ka mposhtur në transfertë Unionistas de Salamanka me shifrat 1-3. Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës me anë të Martinit në minutën e 31-të të takimit.

Barcelona u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë me anë të Ferran Torresit, për të shkuar kështu në dhomën e zhveshjes në baraspeshë. Në pjesën e dytë të ndeshjes, katalanasit përmbysin shifrat, duke shënuar edhe dy herë të tjera në portën e Unionistas. Barcelona shënoi fillimisht me Kundenë në minutën e 69, ndërsa vetëm 4 minuta më vonë Baldeja fiksoi shifrat në 1-3 dhe i dha skuadrës kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Mbretit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online