VIDEO | Barcelona varros sezonin e Realit në 4 ditë

“Santiago Bernabeu” ka kapitulluar në duart e Barcelonës. Pas fitores së katër ditëve më parë në Kupën e Mbretit, kampionët  në fuqi të La Ligës festojnë sërish në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm të Real Madridit. Takimi u mbyll me rezultatin minimal 1 – 0, me autor kroatin Ivan Rakitiç.

Reali ishte ekipi më kërkues, por Barcelona tregoi përsëri se këtë sezon di si të fitojë edhe pa dominuar. Goli i Rakitiç në të 26-ën mjaftoi për t’i dhënë tri pikët katalanasve.

Ndeshjes nuk i mungoi tensioni. Ramos godet me duar Mesin në fundin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën Suarez kapet me Reguilon. Përveç Rakitiç, protagonist i takimit ishte dhe portieri Ter Shtegen, i cili vazhdon të bëj pritje fenomenale ndeshje pas ndeshje.

Real Madrid 0 – 1 Barcelona 
Shënues: Rakitiç 26′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online