Barcelona po përjeton një nga periudhat më të errëta në historinë e saj. Si rrallë herë më parë është dashur ndeshja e tretë e grupeve në Champions League për të shënuar golin e parë. Një statistikë mjaft negative kjo për katalanasit, që janë mësuar të jenë një superfuqi e futbollit në Europë.
Ishte Gerard Pique ai i cili në minutën e 36 tundi rrjetën e Dynamo Kyev-it. Ky ishte goli i parë në Champions League që nuk mban autorësinë e Lionel Messi-t në skuadrën e Barcelonës, teksa i fundit që shënonte për blaugranat përveç Messi-t ka qenë Dembele kundër Ferencvaroshit më 2 dhjetor 2020./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Gerard Pique first Barcelona goal???
— Leo Messi (@Messi_10_30) October 20, 2021