VIDEO/ Simeone iku me vrap e nuk i dha dorën, Klop shfryn ndaj gazetarit: Nuk je njeri i mirë, tani u mërzita me pyetjen tënde

Liverpuli ka mposhtur me rezultatin 3-2 Atletikon e Madridit, në një ndeshje që prodhoi shumë emocione. Përballja u përjetua shumë nga të dy trajnerët, teksa Simeone largohet me vrap drejt tunelit të dhomave të zhveshjes, pa i dhënë dorën Klopit që po shkonte drejt pankinës së tij.

“Ishit i mërzitur pas ndeshjes dhe nuk e kuptoj përse. Supozohet të jeni i lumtur për shkak të rezultatit“, ishin fjalët që një prej gazetarëve i drejtoi trajnerit gjerman. Kjo ka sjellë edhe reagimin e Klopit, i cili nuk e priti mirë pyetjen e gazetarit, i cili këmbëngulte ta dërgonte bisedën drejt episodit të fundit të takimit kur Siemone refuzon të shtërngojë dorën me homologun e tij.

“Nuk jam aq idiot sa më bën këtë pyetje. Nuk isha i mërzitur. Shikoni pamjet, nëse do të bësh lajm për atë gjë, atëherë vazhdo. Unë doja ti jepja dorën, ai nuk donte. Ai po vraponte drejt dhomave të zhveshjes. Ai është një person emocional, unë jam një person emocional, ndërsa ti nuk je një njeri i mirë sepse do të nxjerrësh një histori për këtë. Kur thua se isha i mërzitur? Tani jam i mërzitur me  pyetjen tënde“, ka thënë Jurgen Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online