VIDEO/ “10”-shi i ri i Barcelonës tenton spektaklin, Ansu Fati çmend Koemanin me rastin e humbur në Champions

Barcelona ka marrë sot 3 pikët e para në grupet e Champions League. Katalanasit kanë fituar me vuajtje kundër Dinamos së Kievit, të cilën e ka mundur me rezultatin minimal 1-0. Megjithatë ndeshja kishte mundësinë të mbyllej edhe me shifra më të thella, por Ansu Fati shpërdoron një rast të pastër në zonën e ukrainasve.

“10“-shi i ri i Barçës ushtron presion te portieri kundërshtar dhe i rrëmben topin në minutën e 53-të. Fati vihet në zotërim të topit me një distancë fare pranë kuadradit, por i kthyer me shpinë nga porta tenton të shënojë me spektakël. Sfera përfundon dukshëm jashtë, duke shpërdoruar një rast të pastër, gjë e cila ka bërë që Koeman “të çmendet” me reagimin e tij përtej vijave kufizuese./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online