Barcelona fiton 2-3 ndaj Valencias, duke barazuar Realin e Madridit në klasifikim. Edhe pse në disavantazh 1-0 në pjesën e parë, blaugranasit arritën të përmbysnin gjithçka në pjesën e dytë. Si zakonisht, protagonisti kryesor i kësaj sfide është Lionel Mesi, i cili shënoi dopietë dhe dirigjon kështu fitoren e katalanasve.
Në këtë lojë la shenjë dhe Antuan Grizman, që shënoi golin e dytë. Golat për Valencian u realizuan nga Gabriel Paulista dhe Soler. Kjo fitore e ngjit Barcelonën në kuotën e 74 pikëve, po aq sa ka dhe Reali i Madridit, duke mos u dorëzuar në luftën për titull.
Në renditjen aktuale, madrilenët ndodhen të dytët, për shkak të fitoreve në ndeshjet direkte. Ndërkohë që Atletiko Madridi udhëheq i vetëm në kuotën e 76 pikëve. Lionel Mesi vazhdon të mos i ketë punët mirë me penalltitë, ku e ka shpërdoruar dhe ditën e sotme, por për fatin e tij topi u rikthye sërish tek ai, të cilin e shndërroi në gol./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Enes19541/status/1388960807908777997