Barcelona ka humbur në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletiko Bilbaos në shifrat 2-3. Katalanasit kaluan të parët në avantazh me Griezman, por Oskar De Markos solli baraspeshën përpara se ekipet të shkonin në dhomën e zhveshjes.
Sulmuesi francez, Griezman, do të tundte sërish rrjetën në minutën e 77. E kur të gjithë prisnin që Barcelona të ngrinte trofeun, Villalibre ka tronditur portën e Ter Stegen në minutën e 90.
Më pas do të akordoheshin 30 minutat e shtesës, atje ku goli i Inaki Williams ka mjaftuar për t’i dhënë Superkupën e Spanjës ekipit të Bilbaos. Sikur të mos i mjaftonte paraqitja tërësisht zhgënjyese, Lionel Mesi është ndëshkuar për herë të parë në karrierë me karton të kuq pas gjestit antisportiv në minutën e 120. /Sport Ekspres/
Messi sees red for an off-the-ball swing. pic.twitter.com/PAW8cm95OR
— ESPN FC (@ESPNFC) January 17, 2021