VIDEO/ Barcelona është e pafuqishme me 10 lojtarë, PSG-ja i shënon 4 gola dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Barcelonës nuk i mjaftoi fitorja 2-3 në Paris. Megjithëse mbështetja në shtëpi ishte e zjarrtë, katalanasit ishin të pafuqishëm për të përballuar PSG-në me një lojtar më pak në fushë. Rafinja kaloi Barçën në epërsi në minutën e 12, por Araujo prishi mbrëmjen e klubit spanjoll. Mbrojtësi u largua nga loja me karton me të kuq në minutën e 29, duke ia bërë më të lehtë punën PSG-së.

Dembele barazoi rezultatin në minutën e 40, ndërsa në të 54-tën ishte Vitinja ai që përmbysi rezultatin. Për të thelluar më tepër rezultatin mendoi Kilian Mbapeja. Sulmuesi francez shënoi fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61-të, ndërsa në të 89-n vulosi rezultatin përfundimtar në 1-4 për PSG-në. Parisienët fitojnë kështu me rezultat të përgjithshëm të të dyja ndeshjeve 4-6 dhe kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/