Barcelona ka mposhtur në Stamboll Galatasaray-n me rezultat 2:1 dhe ka kaluar në çerekfinale të Europa League. Golat për gjigantët katalanas u shënuan nga Pedri dhe Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa për Galatan shënoi Marcao. Barcelona do ta mbajë mend gjatë atmosferën në Stamboll.
Katalanasit janë të emocionuar dhe tronditur me atë që panë në stadium dhe këtë e kanë bërë të qartë me një mesazh në rrjetet sociale. Bashkë me videon e stadiumit të mbushur, ata kanë thënë: “Megjithatë, ferri nuk duket si një vend i keq”, duke aluduar në atmosferën e nxehtë që i priti në Stamboll. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Hell doesn’t seem like such a bad place after all#GalatasarayBarça pic.twitter.com/aI8tQDU2Ap
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 17, 2022