Barcelona ka prekur fundin, teksa nuk po arrin dot të fitojë as me ekipet me të cilat 3 pikët duken detyrim në letër. Sot katalanasit janë ndalur në barazim 0-0 nga Cadiz-i. Megjithatë takimi mund të fliste edhe në favor të kundërshtarëve. Kur po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes, Busquets bën lojën e pisët.
Kapiteni i Barcelonës hedh topin e dytë që gjendej në fushë në drejtim të rivalit dhe shpëton skuadrën nga një gol i pësuar. Kjo pasi aksioni i Cadiz-it përfunon me një top të ndalur në rrjetën e mbrojtur nga Ter Shtegen. Busquet është ndëshkuar me karton të verdhë për këtë vepriim./Halit Delibashi/
Busquets tirando la otra pelota que estaba en la cancha para cortar el ataque del Cádiz. Bidonazo.
La imágen que describe el presente del Barça.
— Facu López (@FaacuLopez__) September 23, 2021