Leo Mesi mbushi sot 32 vjeç dhe në kujtim të së kaluarës së tij kanë dalë nga arkiva edhe video që nuk ishin parë kurrë deri më sot. I tillë është një regjistrim i rreth njëzet viteve më parë, kur ai që do bëhej një prej më të mirëve të historisë, luante për akademinë Newell’s Old Boys.
Pavarësisht kushteve tepër të vështira të fushës, e cila është e mbuluar nga balta, Leo e çon ekipin e tij drejt fitores. Luan kundër kundërshtarëve të betuar të El Toro. Rezultati i pjesës së parë është 0-2 për këta të fundit. Leo bashkë me shokët nuk dorëzohet dhe jep gjithçka në pjesën e dytë, duke e kthyer në 3-2.
Është e njëjta prekje e ëmbël e topit, i njëjti kontroll virtuoz dhe altruizëm si të mos kishte ndryshuar asgjë. Magjik!