Mario Baloteli prodhon gjithnjë polemika kudo ku shkon. Telashet e ndjekin tashmë edhe në Zvicër. Lojtari i Sionit është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një gjesti aspak të hijshëm të bërë në ndeshjen kundër Bazelit. Baloteli nuk i ka kontrolluar nervat, teksa i ka treguar gishtin e mesit tifozëve të Bazelit, si dhe i ka ofenduar me fjalë. Federata ka vendosur ta dënojë për këtë veprim antisportiv, duke nxitur kështu reagimin e italianit edhe kundër tyre.
“Federata e Zvicrës, nuk e di me cilën mafia je e përfshirë. Padrejtësia dhe korrupsioni mbretërojnë sovranë. Nuk do të vazhdoj të rrezikoj shëndetin tim në fushë pa qenë i mbrojtur. Duhet të ndryshoni tërësisht dhe gjithë bota duhet ta shohë se si sillet kjo ligë. Kam bërë një gabim dhe do ta paguaj. Federata ka bërë një gabim? Ta paguajë…Arbitri ka bërë gabime? Edhe ai duhet të paguajë“, ka shkruar Mario Baloteli në reagimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Trop goatesque ce balotelli pic.twitter.com/zzaNLOmzun
— Eth0on (@Eth0on) November 6, 2022