“Short shumë i mirë”/ Reali i Madridit nuk e tremb, Klopp: Ne kemi “Anfield“-in dhe të gjithë e dinë çfarë do të thotë kjo

Shorti i UEFA Champions League-s ofroi një përballje të denjë për një finale që në fazën e parë me eliminim direkt. Liverpool-i dhe Reali i Madridit do të sfidojnë njëri-tjetrin për një biletë në çerekfinale. Por një rival si “los blancos” nuk e ka trembur Klopp-in. Trajneri gjerman ka shprehur mendimet e tij të para në lidhje me shortin në faqen zyrtare të klubit. Klopp thotë se ky është një short për të cilin të gjithë duhet të jenë të emocionuar dhe se është duke e pritur me padurim.

“Gjëja e parë që mund të themi për këtë short është se është i denjë për Ligën e Kampionëve. Ky është një short që flet vetë dhe për të cilën të gjithë duhet të jemi të emocionuar. Unë e di që kemi luajtur me Real Madridin në disa finale të fundit, por nuk është aq shpesh që dy klubet tona janë përballur me dy ndeshje, kështu që tani mund të presim me padurim që kjo të ndodhë.

Rekordi europian i Realit është më i miri përreth. Ne e dimë këtë. Por ne gjithashtu e dimë se i joni nuk është shumë i keq. Për më tepër, ne e dimë se kemi “Anfield”-in dhe të gjithë e dinë se çfarë do të thotë kjo. Është një short shumë i mirë. Vërtet emocionues. Vetë ndeshjet janë ende disa muaj larg, por nuk duhet shumë imagjinatë për të menduar se si do të jetë atmosfera në të dyja ndeshjet. Ka shumë futboll për të luajtur përpara kësaj, sigurisht, kështu që ne do të fokusohemi në çdo ndeshje siç vjen, por po, ky short na ka dhënë diçka të veçantë për të pritur me padurim”, është shprehur Jurgen Klopp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online