VIDEO/ Ballkani debuton me barazim në Champions League, Ilir Daja lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

Ballkani ka luajtur sot ndeshjen e parë në historinë e vetë në kompeticionet e UEFA-s. Skuadra nga Suhareka ka debutuar me barazim në Champions League, ku është përballur me Zalgirisin në turin e parë kualifikues. Ndeshja e luajtur në “Fadil Vokrri“ përfundoi në barazim 1-1, me të dy golat të shënuar në pjesën e parë.

Ballkani e nis vrullshëm takimin dhe presingu i vazhdueshëm sjell edhe golin në mintat e hershme të lojës. Nazmi Gripshi provon nga larg dhe arrin ta ndalë topin në rrjetë në minutën e 15. Ish-lojtari i Skënderbeut hyn në historinë e klubit të Ballkanit, duke u bërë i pari lojtar që shënon për ta në Europë. E për më tepër një gol me peshë të madhe që vjen në ditën e tij të lindjes.

Por epërsia zgjati vetëm 10 minuta. Në të 25-ën ishte Buff-i ai që ktheu përsëri baraspeshën, e cila nuk do të ndryshonte deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit. Ekipi i Ilir Dajës lë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, teksa një javë më vonë, në Vilnus, do të kërkojnë kualifikimin për në turin e dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online