VIDEO/ Shkupi shkon me njërën këmbë në turin e dytë të Champions-it, bardhekaltrit fitojnë me gola spektakolarë

Shkupi ka marrë një fitore bindëse mbrëmjen e sotme. Klubi shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut ka mposhtur me rezultatin 3-0 Lincoln Rel Imps-in, duke hedhur kështu njërën këmbë në turin e dytë të Champions League-s. Bardhekaltrit gjetën golin shumë shpejt, teksa Danfa realizon një gol spektakolar nga jashtë zone që në minutën e 11.

Në minutën e 29 spekltakli vazhdon me Adetunjin, i cili dyfishon shifrat me goditjen e tij. Pjesa e dytë nis me një karton të kuq për Shkupin. Margvelashvili ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 54-t dhe e lë ekipin me 10 lojtarë. Por vetëm 8 minuta më vonë kampionët e Maqedonisë së Veriut vulosin rezultatin përfundimtar në 3-0 me anë të një autogoli të shënuar nga Chipolina. Ndeshja e kthimit luhet një javë më pas dhe e gjen Shkupin në një pozitë dukshëm më të favorizuar se kundërshtari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online