VIDEO/ Nedim Bajrami u vodh pastër ndaj Interit, shpërthen trajneri i Empolit: Edhe nipi im që është 4-vjeç do e jepte, çfarë bënte VAR?

Nedim Bajramit i është mohuar një penallti e pastër në ndeshjen ndaj Interit. Në pjesën e parë, futbollisti shqiptar do të merrte një goditje në zonë e cila u cilësua si ndërhyrje e rregullt për arbitrin. Kjo ka acaruar më tepër trajnerin e Empolit, Andreazolin, që shpërtheu në konferencën për shtyp.

“E pashë njëherë këtë rast dhe nuk kam nevojë më që ta shoh. Nuk kam folur kurrë për arbitrat, se mendoj se duhen mbrojtur, por sot i pyeta se çfarë po bënte Valeri në VAR, në tavolinë? Ose ishte i hutuar ose…nuk e di! Nëse e sheh një situatë kaq të qartë VAR, përse nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin? Nipi im është 4-vjeç dhe do e jepte penallti”, tha Andrezoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online