Bajerni e ka nisur mjaft mirë ndeshjen e pasdites së sotme në transfertë ndaj Dyseldorfit.
Bavarezët kanë kaluar në avantazh pas vetëm 15 minutash, duke u ngjitur në vendin e parë në kohë reale për të lënë pas Dortmundin, i cili fitoi një ditë më parë.
Ishte Tomas Myler, i cili e shfrytëzoi mjaft mirë krosimin e dhënë nga Kingslej Koman, duke i dhënë avantazhin të tijve.