Vetëm 45 minuta, aq i janë dashur Bajernit për të fundosur Dortmundin në Allianz Arena, sepse me një paraqitje perfekte ka shënuar 4 herë dhe ka dominuar totalisht sfidën e titullit.
Në minutën e dhjetë Humels shënoi me kokë, ndërkohë që në lojën ajrore Bajerni ishte i tmerrshëm, sepse 7 minuta më vonë Levandovski goditi sërish, në të njëjtën mënyrë, pas një goditjeje nga këndi.
Pa asnjë ide dhe e trullosur nga sulmet pa fund të Bajernit, Dortmundi pësoi në minutën e 41-të edhe golin e tretë, me Havi Martinez që lëshoi një predhë nga jashtë zone. Festa bavareze nuk u ndal aty, sepse në minutën e 43-të Nabri, i vetëm në zonë, shënoi golin e katërt të ndeshjes, me një goditje të saktë me kokë.