VIDEO/ Bajerni ia bën Salcburgut 8 me 2, gjermanët nuk e njohin mëshirën as në minutat e fundit

Bajerni i Mynihut është ekipi i dytë çerekfinalist i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Nëse barazimi 1-1 në Austri bëri Salcburgun të besonte në mrekulli, bavarezët u mësojnë se ëndrrat nuk kanë vend në botën e vërtetë.

Bajerni ka shkatërruar kundërshtarin me shifrat 7-1, duke mos treguar mëshirë as në minutat e fundit të përballjes. Kur kronometri shënonte minutën e 83-të dhe në një kohë që udhëhiqnin 5-1 me kualifikimin tashmë të rezervuar, bavarezët kanë tundur përsëri rrjetën me anë të Mylerit, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Sane shënon të 7-in.

Golat e tjerë në këtë sfidë janë shënuar nga Levandovski (12’, 21’, 23’), Gnabri (30’) dhe Myler (54’). Kështu Bajerni siguron kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një rezultat të përgjithshëm 8-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online