“Doja të humbnim sot”! Klop befason me fjalët dhe i tregon Interit se gjithçka ishte e llogaritur: Kur të bie një ekip italian në short mendon…

Liverpuli humbi me shifrat 0-1 kundër Interit, por arriti që të kalojë më tej në Champions League. Anglezët kishin fituar në avantazhin e dy golave në ndeshjen e parë dhe për këtë arsye janë kualifikuar. Menjëherë pas mbylljes së takimit, Klop është shprehur hapur se arti i futbollit është që të dish kur të humbësh. Pra të dy ekipet kanë në balancën e tyre nga një fitore dhe humbje në ndeshjen direkte për Champions League, por Interi mbeti në shtëpi pasi dështoi në kohën e gabuar.

“Është një fat i madh për ne që nuk do të përballemi me Interin në çdo javë. Ndonjëherë duhet të vraposh shumë si sot dhe gabuam disa pasime të thjeshta. Arti i futbollit është që të humbësh në ndeshjet që duhet. E urrej, por nëse ka pasur një ndeshje që ne duhej ta humbnim mes këtyre të dyjave, ishte kjo e sotmja. Kur bie me një ekip italian në short nuk është se nis që të festosh menjëherë. Ti mendon me vete: “Oh Zot, punë e vështirë”, tha Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online