VIDEO/ Bajerni i heq nderin Barcelonës, këta gjermanë që të turpërojnë…

Spektakël  gjallë ka qenë ai që është parë mbrëmjen e sotme në përballjen mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut. Ky sezon ka qenë për t’u harruar për katalanasit dhe ndeshja e sotme është fytyra e vërtetë e tij. Bajenri i ka hequr tërësisht nderin Barcelonës në çerekfinalen e Champions League, teksa ka fituar me një rezultat të pabesueshëm 2-8.

Numri më i lartë i golave të shënuar në historinë e këtij kompeticioni sa i përket fazës me eleminim, por askush nuk do e mendonte që ky rekord do të kishte si viktimë Barcelonën. 4 gola që në 35 minutat e para nuk lanë aspak shpresë për blaugranat dhe duke shtuar edhe po aq të tjerë në pjesën e dytë këta gjermanë tregojnë se dinë të të turpërojnë pa mëshirë.

Gjermania e bëri një gjë të tillë me Brazilin në Kupën e Botës, tani ishte radha e Bajernit ta bënte këtë kundër një klubi si Barcelona. Gara është garë për ta dhe nuk numrat nuk u ngallin aspak mëshirë. Goli në minutën e 89-të kur gjithçka ishte mbyllur e tregon qartë folozofinë e bavarezëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online