Bundesliga mund të përsëritet sërish si një kampionat… rutinë. Dhe, fajtori është Bajerni i Mynihut, që në sfidën hapëse, ka treguar menjëherë se kush komandon dhe kush është padroni i kampionatit gjerman, duke fituar 3-1 ndaj Hofenheimit në “Allianz Arena” të Mynihut…
Protagonisti i mbrëmjes është Tomas Myler, me një dopietë fantastike nga ana e tij, teksa në mes edhe një gol që trembi jo pak, ai i miqve me anë të Zhalait, por ka edhe një situatë pak ironike në mes, kur penalltia e fituar nga Riberi ekzekutohet nga Levandovski, portieri e pret dhe topin e kthyer e depoziton në rrjetë Roben.
https://www.youtube.com/watch?v=RA5epcazUMs
Por, arbitri vendos ta përsërisë, pasi Roben ishte futur përpara kohe në fushë, sipas VAR-it. Levandovski godet dhe shënon këtë herë, duke “i vjedhur” golin shokut të skuadrës.
https://www.youtube.com/watch?v=8QeYi5fu4-A
Për Niko Kovaç, një start siç edhe pritej. Hofenheimi, sigurisht, kampionatin e tij nuk do ta luajë përballë Bajernit…