Avdyli, surpriza e këndshme nga… Kosova

Erdhi me kërkesë të veçantë të trajneri Bledi Shkëmbi, që e mori me vete pas sezonit të mirë në Kosovë, me Lirinë e Prizrenit… Por, siç duket, nuk është i “rekomanduar”, siç edhe rëndomtë kemi dëgjuar, por një zbulim. Po flasim për mesfushorin Florent Avdyli të Teutës, që sonte ishte ndër më të mirët në fushë për durrsakët, përballë Tiranës.

Jo vetëm sonte, sepse edhe në ndeshjen e parë tregoi klas dhe sidomos në disa situata vepronte shumë më shpejt se të tjerët. Vetëm 25 vjeç, mesfushori me tipare sulmuese po bind gjithmonë e më shumë.

“Jam i lumtur për dy ndeshjet e zhvilluara, por jo për rezultatet, pasi duhet më shumë. Trajneri Shkëmbi më njeh dhe kur erdha këtu gjeta po të njëjtën filozofi loje që kishim te Liria, ndaj u përshtata menjëherë. Jemi skuadër që kemi mundësi të rritemi”, tha ai për “Supersport”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online