VIDEO/ Bajerni e bën “Bundesligën” qesharake! Merr karton të kuq, pastaj shënon 3 gola në 5 minuta

Bundesliga është një kampionat “i mërzitshëm”, ku në javët e para do të ketë gjithmonë disa surpriza dhe në fund ka vetëm një fitues…Bajerni i Mynihut. Kjo histori e përsëritur në sezone me radhë është kthyer si “telenovelat” që fundi ishte i ditur pa u interesuar shumë për zhvillimin.

Bajern Mynih-Shtutgart! Kjo është ndeshja që po zhvillohet dhe që ka nisur në orën 15:00. Davies do të ndëshkohej me karton të kuq që në minutën e 12, për të lënë të kuptohet se bavarezët do të hasnin vështirësi që të dilnin të fitorja.

Kjo pasi përballë tyre është Shtutgarti për më tepër, një ekip që ndodhet më lartë se mesi i tabelës dhe kërkon Europën. Por brenda 5 minutave, Bajerni do të realizonte tre gola. Për ta nisur me Leëandoëskin në minutën e 18, për të vazhduar me “tiki-takan” brilante në golin e dytë që u shënua nga Gnabry dhe për të përfunduar përkohësisht se Leëandoëski sërish në minutën e 23. Qartësisht ky Bajern është në tjetër nivel dhe e ka vrarë prej kohësh konkurrencën në Gjermani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online