Historia e rrallë/ 74-vjeçari luan ende futboll në Poloni: E unë do ndihesha keq po të më shënonte një “plak”

Nëse Zlatan Ibrahimovic është një thyerje e rregullit në futbollin profesionist, duke iu përgjigjur niveleve të larta pavarësisht moshës së tij, atëherë rasti i Bogdan Glabicki është për t’u marrë në studim. Vërtet interesant është historia që vjen nga niveli i pestë i futbollit në Poloni. Sigurisht që bëhet fjalë për një kampionat në nivele thuajse amatore, por Glabicki është shembulli që të jep shumë frymëzim.

Ende vazhdon “karrierën” e tij si lojtar dhe…e dini moshën? 74-vjeç! Besojeni ose jo, por Bogdan Glabicki nuk di që të heq dorë. Pas stërvitjes në dy orë dhe që bëhet tre herë në javë, ndryshe nga shumë të rinjë që zgjedhin të ankohen dhe të bien pre e veseve të ndryshme për t’u mos marrë me sport, Glabicki shkon në shtëpi për t’u qetësuar dhe ndihet sërish i ri.

Në intervistën e dhënë për “Transfery.info” ka treguar gjithçka që e mban ende të lidhur me futbollin dhe fjalën që i ka dhënë gruaja: “E kur të ndërrosh jetë, do të japim një top me vete”.

“Dikur, madje dhjetë vjet më parë, unë isha qartë më i moshuar se të gjithë të tjerët. Tani është liga e katërt dhe është shumë e lodhshme për mua. Ne stërvitemi fort tre herë në javë për dy orë. Tani jam pak i humbur në këto stërvitje. Të luash është shumë e shpejt. Koka ime nuk po punon më shpejt si dikur, për të vepruar menjëherë. Lojtarët zemërohen dhe trajneri gjithashtu. Sigurisht që është e vështirë, por ende po ia dalë.

Nuk ka mëshirë nga askush për mua. Vij në stërvitje si të tjerët. Kontrolloj në fillim këmbët, janë akoma aty. Askush nuk më fal. Të gjithë kanë frikë se nuk do të shënoj kur futem në fushë. Epo është kaq qesharake si situatë. Do të ndihesha edhe unë keq në këpucët e kundërshtarëve të mi, sikur dikush 50 vite më i vjetër se unë të më shënonte një gol.

Nuk lexoj shumë, se moshatarët e mi mungojnë, nuk janë më mes nesh. Kjo më bezdis dhe prandaj kam vendosur për këtë gjë. Gjithashtu nuk di të ankohem. Pas stërvitjes vij i lodhur në shtëpi, bëj një banjë dhe shtrihem, gjithçka kalon. Kur isha 62-vjeç kam luajtur për herë të fundit për 90 minuta dhe shënova 2 gola në fitoren tonë 2-1. Si më flasin në dhomat e zhveshjes? Në fillim nuk dinin që të flisnin me mua dhe më thërrisnin thjesht “xhaxha”. Nuk e di se kur do ta mbyll. Gruaja ime më thotë se do ta fusë topin edhe në arkivolin tim në mënyrë që të luaj edhe atje”, u shpreh 74-vjeçari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online