Fantastike në Maqedoni/ Ekipi shqiptar “poshtëron” Vardarin në derbi, skuadra e Gjokës me 6 gola

Nuk ishte vetëm një Shkëndijë shqiptare në derbin e sotëm kundër Vardarit, por një “rrufe” në qiell të hapur. Rivaliteti mes ekipit shqiptar të Tetovës dhe Vardarit është i jashtëzakonshëm, ndërsa këtë herë Shkëndija ka fituar në shifrat tenistike 1-6.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mirchevski, ndërsa më pas kishin vetëm një detyrë: “Të numëronin golat e Shkëndijës”. Mes tyre realizoi edhe Rubin Hebaj, futbollisti që mbërriti në Maqedoninë e Veriut nga Superiorja. Një suksesi i jashtëzakonshëm ky për trajnerin Ernest Gjoka që po kryeson kampionatin me 53 pikë. Titulli i fituar dhe një derbi në shifrat 1-6! E çfarë mund të kërkonin më shumë te Shkëndija e Tetovës? /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online