VIDEO/ Bajerni dhe Çelsi janë të pamëshirshëm, Juventusi ia del mes vuajtjeve falë Kulusevskit

Janë mbyllur këtë mbrëmje ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Të mëdhatë nuk kanë gabuar as sot, duke siguruar tre pikët e radhës. Bajerni dhe Çelsi nuk kanë treguar aspak mëshirë ndaj rivalëve të tyre, teksa që të dy kanë fituar bindshëm me rezultatin 4-0. Bavarezët kanë triumfuar në transfertën kundër Benfikës, ndërsa blutë e Londrës kanë mposhtur në shtëpi Malmon.

Fitore ka marrë edhe Juventusi i Alegrit, por jo pa vuajtje. Zeniti ka luajtur si i barabartë përgjatë 94 minutave, por në fund “zonja e vjetër” ia del falë një goli me kokë në minutën e 86 nga Kulusevski. Juventusi grumbullon kështu pikë të plota në këto tre ndeshje të para, duke udhëhequr e sigurt grupin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online