VIDEO | “Baby” Arsenal nuk has probleme në Ukrainë, ja skuadrat e kualifikuara

Unai Emeri nuk preferoi të rrezikonte ndonjë nga lojtarët titullarë në ndeshjen ndaj Vorksla Poltavës. Trajneri spanjoll hodhi në fushë një formacion me lojtarë të stolit dhe të rinjve të akademisë, që përligjën tërësisht besimin e tij, duke mposhtur me lehtësi skuadrën ukrainase me rezultatin 3 – 0.

Smith Rou, Ramsi dhe Uillok mbyllën llogaritë e takimit që në pjesën e parë. Në takimin tjetër të këtij grupi, Sporting mundi thellë azerbajxhanasit Karabagun me rezultatin 6 – 1. Llogaritë në këtë grup janë praktikisht të mbyllura. Skuadra portugeze ka siguruar vendin e dytë, ndërsa Arsenalit i mjafton një barazim nga Karabagut në ndeshjen e fundit për të mos e diskutuar vendin e parë.

Në derbin e ekipeve të Red Bull, midis Salcburgut dhe Lajpcigut, kanë triumfuar vendasit, që pavarësisht se kanë një buxhet më të vogël, nuk u mungojnë lojtarët e talentuar. Selltik mori tri pikë në tranfertën e Rosenborgut dhe tani i mjafton vetëm një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Salcburg për të siguruar kualifikimin.

Bate ka arritur që të mundë hungarezët e Mol Vidit, duke u marrë vendin e dytë këtyre të fundit. Gjithçka do të përcaktohet në ndeshjet e fundit, pasi edhe Paoku duket në lojë për të synuar vendin e dytë.

Bajer Leverkusen nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me skuadrën e Ludogoretsit, por gjermanët e kanë siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Nuk e ka shfrytëzuar këtë hap fals Zyrihu, i Kolollit dhe Kryeziut, të cilët janë mundur në Zvicër nga skuadra e Aek Larnakas.

Zeniti ka mbyllur llogaritë e Grupit C me fitoren 1 – 0 ndaj Kopenhagenit. Slavia e Pragës u mund nga francezët e Bordosë me rezultatin 2 – 0, por çekët kanë arsye për të qenë optimist, pasi mund të sigurojnë vendin e dytë lehtësisht duke mundur një Zenit të pamotivuar në ndeshjen e fundit të grupit.

Fenerbahçe dhe Dinamo Zagreb kanë prerë biletat për në fazën tjetër të Europa League. Në Stamboll ndeshja përfundoi në barazim pa gola, po aq përfundoi dhe takimi tjetër i këtij grupi midis Anderleht dhe Spartak Tërnavës.

 

Anderleht 0-0 Tërnava

BATE 2-0 MOL Vidi

Bajer Leverkusen 1-1 Ludogorets

Bordo 2-0 Slavia Pragës

Fenerbahçe 0-0 Dinamo Zagreb

Krasnodar 2-1 Akhisar

Karabag 1-6 Sporting

Rosenborg 0-1 Sëlltik

Salzburg 1-0 RB Leipzig

Vorskla 0-3 Arsenal

Zenit 1-0 Kopenhagen

Zyrih 1–2 AEK Larnaka

Në përditësim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *