VIDEO/ Azerbajxhani kënaq më në fund De Biazin, fitore me tre gola për të blinduar vendin e dytë

Periudha e vështirë e De Biazit në krye të Azerbajxhanit duket se ka përfunduar. Kombëtarja azere më në fund ka kënaqur ish-trajnerin e Shqipërisë. Azerbajxhani ka siguruar 10 pikë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Mbrëmjen e sotme kanë mposhtur me shifrat e thella 3-0 Kazakistanin e vendit të parë.

Kazakët luajtën me 10 lojtarë që nga minuta e 36, ndërsa golat kanë ardhur në pjesën e dytë të takimit. Një autogol i Marochkin-it në minutën e 66 ka zhbllokuar rezultatin dhe Ozobic (74‘) së bashku me Nuriyev-in (91’) kanë shtuar emrat e tyre në listën e golashënuesëve. Me këtë fitore Azerbajxhani e ka mbyllur grupin në vendin e dytë, duke siguruar qendrimin në Ligën C për edicionin e radhës. Një sukses për De Biazin, që në turnetë e mëparshëm në krye të azerëve vuante për të dalë me pikë nga fusha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online