“Uzuni duhet të jetë inspirim për gjeneratat e reja”, Selmani kërkon guxim nga Reja: Të mos mendojnë lojtarët se kanë betonuar vendin

Shqipëria dhe Kosova kanë pasur një ditë të pafatë dje, teksa të dyja kanë pësuar humbje në transfertat e tyre të vlefshme për Ligën e Kombeve. Në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, Naim Selmani ka gjetur të përbashkëta në humbjet e dy përfaqësueseve shqiptare. Gazetari i “Klan Kosova” ka mbetur i befasuar me paraqitjen e Arlind Ajetit, si dhe e jep si një inspirim për të gjithë të rinjtë sakrificën e Uzunit.

“Ka pasur interesim të jashtëzakonshëm për Kombëtaren e Shqipëprisë, si gjithnjë. Është e pabesueshme sa ngjashmëri kanë pasur këto dy disfata si për Kosovën dhe për Shqipërinë.Të dyja erdhën prej defekteve në faktën defensive. Te Shqipëria ishte befasues dhe i paimagjinueshëm impakti që pati Ajeti në lojë. Ajo që u befasova dhe që duhet të jetë inspirim për gjeneratat e reja, ishte inkuadrimi në lojë i Uzunit dhe ndryshimi drastik në fazën e sulmit, pavarësisht se ishte i lënduar. Vetë tha se luante me injeksione dhe përsëri dha maksimumin e maksimumit. Të dy trajnerët duhet të jenë të guximshëm. Të mos ketë lojtarë që të mendojnë se i kanë pozicionet të betonuara. Duhet tu bëhet me dije që mund të zëvendësohën, pavarësisht se çfarë imazhi kanë”, është shprehur Naim Selmani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online