VIDEO | Autogoli më spektakolar, çfarë po mendonte braziliani?

Të gjithë e mbani mend Zhuninjon, legjendën braziliane që i ka dhënë futbollit një numër të madh kujtimesh të bukura dhe golash nga goditja e dënimit. I konsideruar si gjuajtësi më i mirë i goditjeve të dënimit, Zhuninjo i kaloi vitet më të mira të tij si lojtar i Lionit në Francë, në vitet kur ky ekip ishte në majën e futbollit francez dhe kompetitiv në Europë.

Futbolli brazilian ka nxjerrë në treg shumë Zhuninjo të tjerë, por asnjë nuk ka shkuar në nivelin e legjendës së Lionit. Madje, Zhuninjo Kaerense, 33-vjeçari i Fortalezës në Brazil, është bërë i famshëm për arsyet e gabuara.

Në takimin kundër Atletiko Mineiros, Zhuninjo shënoi një super autogol, nëse ekziston një fjalë e tillë, duke mposhtur portierin e tij nga 50 metra distancë. Një tentativë për të kthyer topin mbrapa, pa përfunduar në rrjetë, duke shtangur të gjithë stadiumin. Pas disa sekondash “pause”, kanë shpërthyer të qeshurat në stadium, si dhe festa e tifozëve të Atletikos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *