Qendërmbrojtësi belg Zino Vanheusden ka realizuar një ndër autogolat më qesharak që mund të keni parë ndonjëherë.
Rasti në fjalë ndodhi në takimin e kësaj fundjave ku skuadra e tij, Standard Liezh luajti në transfertë ndaj kampionëve në fuqi të Klub Bryzh. 19-vjeçari i huazuar nga Interi zhbllokoi takimin me autogolin e tij që po bën xhiron e botës.
Një koordinim i gabuar i këmbëve bëri që Vanheusden të rrëshqiste gjatë momentit që po tentonte të largonte një top të rrezikshëm nga zona e tij. Për ta bërë akoma më të keqe atë natë ishte dhe rezultati i përgjishëm i ndeshjes, një turpërim 4 – 0.