Reja ka festuar datëlindjen dhe stafi i Shqipërisë ka menduar për një surprizë të veçantë. Me hedhjen e fishekzjarreve dhe tortën me simbolin e Shqipërisë, trajneri italian nuk e fshehu kënaqësinë e momenteve të bukura që po përjeton.
Gjithashtu për të kanë kënduar të gjithë te Kombëtarja, nga stafi te lojtarët. Kjo dëshmon më së miri atmosferën fantastike që u krijua te Shqipëria. /Sport Ekspres/