VIDEO/ Atletiko i hoqi fitoren nga duart Realit të Madridit, shtangin “los blancos” në minutën e fundit të shtesës

Derbi i Madridit ka përfunduar me fytyra të dëshpëruara për lojtarët e Realit. “Los blancos” gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 20 me anë të Brahim Diazit. Atletiko u kundërpërgjigj në minutat e para të pjesës së dytë, por VAR-i i mohoi golin Saviçit. Saul gjendej në pozicion jashtë loje dhe pengonte fushëpamjen e portierit të Realit. Për këtë arsye gjyqtari lë në fuqi rezultatin 1-0 në fuqi të ekipit të Ançelotit.

Një rezultat që mbeti i pandryshuar deri në minutën e 94-t. Lojtarët e Realit kishin nisur “countdown”-in për vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, kur Jorente befasoi mbrojtjen dhe e dërgoi topin me kokë në rrjetë. Atletikoi i hoqi kështu fitoren nga duart rivalit më të madh të tij në frymën e fundit të takimit. Një humbje që rëndon për Realin, i cili ndeshjen e radhës do ta lujë kundër Gironës. Një sfidë që do të përcaktojë edhe kryesuesin e La Ligas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online