“Nuk do shumë kohë të zbulosh që Interi është favorit për titullin”, Alegri nuk dorëzohet: Ngjarje të paparashikuara janë gjithnjë nëpër cepa

Juventusi ka humbur sot një nga ndeshjet më vendimtare të kampionatit. Bardhezinjtë u mposhtën minimalisht 1-0 në “Xhuzepe Meaxa”, duke i dhënë mundësinë Interit të shkëputet në krye të Serisë A. Alegri ka pranuar në intervistën e dhënë për “DAZN”-in pas ndeshjes se zikaltrit janë favoritët për të fituar skudeton. Megjithatë, nuk dorëzohet në garën për titull, teksa shprehet se në futboll mund të ndodhin gjithmonë ngjarje të paparashikuara.

“Ata kanë më shumë përvojë në menaxhimin e përplasjeve të rëndësishme. Juventusi nuk kishte luajtur një ndeshje të tillë për tre vjet. Ne paguam përvojën e pakët, por ky është një hap përpara që duhej të bënim në rritjen tonë. Kampionati është ende i gjatë, ka ende pikë në dispozicion. Duhet të jemi të shpejtë për të dalë nga kriza.

A është Interi shumë i fortë për Juven? Askush në qershor nuk do ta kishte imagjinuar se do të ishim në këtë pozicion në renditje. Pastaj për lojën mediatike është normale të thuash Interi kundër Juventusit, por janë rrugë të ndryshme. Jemi të zemëruar sepse humbëm një ndeshje që ne mund ta merrnim sërish në zotërim. Interi është favorit për skudeton, nuk duhet shumë kohë për ta zbuluar këtë dhe do të mbeten të tillë. Milani është 4 pikë prapa, kampionati është ende i gjatë dhe ngjarje të paparashikuara janë gjithmonë nëpër cepa”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online