E FUNDIT/ Interi vërteton se meriton titullin kampion, mposht Juventusin në derbin e Italisë dhe nis shkëputjen në Serinë A

Vëmendja e dashamirësve të Serisë A ka qenë e gjitha në “San Siro” mbrëmjen e sotme. Në stadiumin ikonik u luajt derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit. Një përballje që mbartte një rëndësi edhe më të madhe për shkak të garës së fortë për titullin kampion mes këtyre dy ekipeve.

Interi ka vërtetuar sot se meriton të shkojë drejt skudetos, teksa ka mposhtur kundërshtarin e drejtpërdrejtë, Juventusin. Zikaltrit kanë fituar me rezultatin minimal 1-0, falë autogolit të Gatit në minutën e 37 të takimit. Ekipi i Inzagit ishte më i rrezikshëm përpara portës, pasi numëroi rastet më të pastra për gol gjatë ndeshjes. Tashmë zikaltrit nisin shkëputjen në krye të Serisë A, ku udhëheqin me 4 pikë më tepër. Kujtojmë se Interi ka në dispozicion një ndeshje më tepër për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online