VIDEO/ Atalanta të mund edhe me 10 lojtarë, Gjimshiti eliminon Muriqin nga Kupa e Italisë

Atalanta ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Bergamaskët kanë mposhtur Lacion me shifrat 3-2 në një ndeshje vërtetë spektakolare që prodhoi shumë volum loje nga të dyja skuadrat. Gjimshiti tundi rrjetën i pari, ndërsa më pas ishte një tjetër shqiptar ai që ktheu barashpeshën, Vedat Muriqi.

Acerbi më pas përbys shifrat përkohësisht për bardhekaltrit, por festa nuk do të zgjaste shumë. Malinovski barazon sërish, ndërsa më pas ishte Mirançuk ai që shënoi golin e fitores, pavarësisht se skuadra e tij në ato momente ishte me 10 lojtarë në fushën e lojës. Që nga minuta e 53-të, Palomino lë Atalantën me një futbollist më pak, gjë që nuk u shfrytëzua nga Lacio deri në momentet e mbylljes së takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online