VIDEO/ Atalanta nxjerr Romën jashtë Champions-it, ekipi i Gjimshitit përmbys ndeshjen me një gol për mbresëlënës

Atalanta është ngjitur në vendin e 5-të në renditje. Bergamaskët kanë përmbysur sot Salernitanën në transfertë me shifrat 1-2. Vendasit kaluan të parët në avantazh gjatë pjesës së parë të takimit, por zikatrit u kundërpërgjigjën në të dytën.

Fillimisht ishte Scamacca ai që ktheu baraspeshën në minutën e 57 të takimit. Më pas vetëm 6 minuta më vonë, Koopmeiners-i përmbysi rezultatin me një gol mbresëlënës nga distanca. Ekipi i Berat Gjimshitit ka marrë kështu tre pikët ndaj Salernitanës, duke i zënë vendin Romës në zonën e Champions-it./Halit Delibashi-Sport Ekspres/