VIDEO/ Atalanta ndërron identitet pa Gjimshitin, shkatërrohet me 4 gola nga Napoli

Ndeshjet e Atalantës janë cilësuar gjithnjë si të çmendura dhe me tepër emocion për t’u ndjekur për shkak të numrit të madh të golave që shënohen. Golat nuk kanë munguar as ditën e sotme, por çuditërisht këtë herë vinin njëri pas tjetrit në portën e bergamaskëve. Skuadra e Gasperinit duket sikur ka ndryshuar identitet pa Berat Gjimshitin në fushën e lojës, teksa është shkatërruar nga Napoli me shifrat 4-1.

Të kaltërve u ka mjaftuar vetëm pjesa e parë për të “larë duart” me bluzinjtë. Fitoret me goleada janë karakteristike për Atalantën, por këtë herë duket se ka ndërruar vendin me kundërshtarin. Hysaj ka qenë titullar nga minuta e parë për ekipin e Gatuzos, ndërsa në krahun tjetër Gasperini e ka parë të arsyeshme të hedhë menjëherë Berat Gjimshitin në fushë në pjesën e dytë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka bërë një paraqitje mjaft të mirë për 45 minutat e luajtura, duke mos lejuar Napolin të thellojë edhe më shumë rezultatin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online