VIDEO/ E njëjta histori! Interi po mbyll llogaritë me “Champions”, në vendin e fundit pas humbjes me Realin

0

Sa herë vjen puna në Champions League, Interi vitet e fundit luan po të njëjtën muzikë. E njëjata histori që përsëritet, zikaltrit po mbyllin llogaritë me kompeticionin më të lakmuar për klube. Skuadra e Kontes është mundur me shifrat 0-2 në “San Siro” nga Reali i Madridit, në një ndeshje ku humbja nuk duhet të ishte një opsion.

Hazard shënon që në minutën e 7 nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Vidal ia kthen mbrëmjen në “ferr” ekipit të tij, duke u larguar me karton të kuq që në minutën e 33-të. Më pas në pjesën e dytë është nëj talent si Rodrigo ai që dyfishon shifrat pak kohë pasi hyri në fushën e lojës.

Interi mban kështu vendin e fundit në renditje dhe ende nuk e ka përjetuar shijen e një fitoreje në Champions League. Zikaltrit ia kanë ndërlikuar së tepërmi punët vetes sa i përket kualifikimit këtë sezon, teksa kalimi në fazën tjetër duket një mision i vështirë. Matematika i jep sërish një mundësi skuadrës italiane, që ndaj Monshengladbah duhet të marrin patjetër fitoren, por nuk duhet harruar fakti se gjermanët gëzojnë formën më të mirë në grupin B./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.