Kristjan Asllani ka shënuar sot golin e tij të parë me fanellën e Beshiktashit. Mesfushori shqiptar ishte protagonist në përballjen kundër Samsunsporit. Lojtari i Kombëtares shqiptare mori përsipër gjuajtjen e një 11 metërshi të fituar në minutën e 90 të lojës.
Asllani u tregua mjaft i qetë përpara portierit kundërshtar. Ai e dërgoi topin në krahun e kundërt të gardianit të portës së Samsunporit, duke fituar kështu duelin me këtë të fundit. Megjithatë goli i tij nuk u përkthye në pikë për Beshiktashin, pasi bardhezinjtë në fund humbën me shifrat 2-1./Sport Ekspres/