Titulli i 13 në 14 vitet e fundit, Bajerni sundon Gjermaninë dhe synon tripletën

Bajerni i Mynihut është kampioni i Bundesligës. Bavarezët kanë siguruar sot matematikisht titullin, duke siguruar një diferencë prej 15 pikësh me Dortmundin e vendit të dytë. Skuadra e drejtuar nga Kompani përmbysi Shtutgartin me shifrat 4-2.

Pavarësisht se u mjaftonte vetëm një pikë, Bajerni nuk u kursye me golat, duke argëtuar kështu edhe tifozët e pranishëm në stadium. Këta të fundit festojnë në këtë mënyrë 4 javë përpara fundit të kampionatit titullin e 13 në 14 sezonet e fundit. Me Gjermaninë nën sundim, tashmë Bajerni i Mynihut synon tripletën./Sport Ekspres/