Ostini u përball me Toronton në transfertë mbrëmjen e djeshme. Ne fushën e lojës ishte edhe Myrto Uzuni, i cili mori një pritje mjaft të ngrohtë në stadium. Një grupim i komunitetit shqiptar që jeton në Kanada ishte i pranishëm në stadium me simbolet tona kombëtare, ku ka përkrahur Myrto Uzunin.
Sigurisht që nuk ka munguar mirënjohja e sulmuesit nga Berati. Ky i fundit qendroi pas ndeshjes për t’u takuar me komunitetin kuqezi, duke shpërndarë autografe dhe duke bërë foto me ta. Pjesë e personave që u takuan me Myrto Uzunin ishin dhe djemtë e Albanian Eagles Football Club, të cilët stërviten nga Elvin Beqiri./Sport Ekspres/