VIDEO/ Asisti i futbollistit shqiptar vlen për statistikë, ekipi i tij eliminohet mes 7 golave

Reimsi është përshëndetur përfundimisht me Kupën e Francës mbrëmjen e sotme. Skuadra ku luajnë lojtarët shqiptarë, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha, është eliminuar mes 7 golave kundër Valenciennes. Protagonist ka qenë edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Zeneli, i cili ka dhuruar një asist për Dia gjatë kësaj sfide.

Por në fund e gjitha kjo vlejti vetëm për statistikë, pasi Reims humbi 3-4 kundër Valenciennes. Ishte Dia ai që në minutën e 90 ngushtoi shifrat me vetëm 1 gol diferencë, por skuadra franceze nuk ia ka dalë të barazojë rezultatin dhe ta dërgonte përballjen në shtesë, ndaj ndalen deri në fazën e 1/32 të Kupës së Francës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online