VIDEO/ As “Erling Xhixha” nuk i mjafton Tiranës për të fituar! Mazrekaj bën çudinë në fund, mbyllet edhe Erzeni-Egnatia

Tirana ka barazuar në një ndeshje dramatike ndaj Laçit në shifrat 3-3. Bardhebluve nuk i ka mjaftuar as “Halandi i saj” për të triumfuar, Redon Xhixha. Ky i fundit i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, duke shënuar edhe një tjetër tre golësh, këtë herë ndaj ish-ekipit. Fillimisht ishin kurbinasit që kaluan në avantazh me Mazrekaj, që përfitoi nga hapësira boshe në prapavijë e Tiranës.

Vetëm dy minuta më vonë ishte Xhixha që barazoi dhe në të 37 kaloi bardheblutë në avantazh me një tjetër gol individual. Laçi do të barazonte me anë të 11-metërshi që shkaktoi shumë polemika në të 63, por Borsyiuk bëri detyrën dhe i saktë nga penalltia. Ishte sërish radha për Xhixhën që me një tjetër super gol, shkoi në kuotën e 10 golave të shënuara në vetëm 7 javë kampionati.

Dhe kur pritej përfundimi i takimit, Mazrekaj shënoi një gol nga distanca me goditje dënimi, në mënyrë tërësisht të pabesueshme. Një krosim që shkoi në rrjetë dhe me Bekajn që doli huq në idenë e tij sesi mund të ndërhynte. Në ditën e sotme është luajtur edhe përballja mes Erzenit dhe Egnatias që nuk prodhoi gola, duke u mbyllur me shifrat 0-0. /Sport Ekspres/

Erzeni-Egnatia 0-0

Erzeni: Xhika, Iljazi-Krasniqi-Sadiki-Asanii, Mehmeti-Kahrimanovic, Ademi-Alan- Kadriu, Nonato

Egnatia: Sherri, Kacbufi-Malot-Atanda-Fangaj, Hamzat-Zejnullai-Selita, Fernado-Delarge-Bambam

Tirana-Laçi 3-3 Xhixha 23′, 37′, 74’/ Mazrekaj 21′, Borsyiuk 63′ p, Mazrekaj 90′

Tirana: Bekaj; Hussein, Behiratche, Aleksi; Deliu, Limaj; Hasani, Kallaku, Xhixha; Patrick

Laçi: Dajsinani, Cucin, Roganovic, Borysiuk, Turkaj, Mazrekaj, Adeleke, Alla, Ziko, Velkoski, Ujka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online