VIDEO/ Arsenali ka harruar të fitojë, Xhaka tregon karakterin shqiptar dhe kacafytet me kundërshtarin
Arsenali duket se e ka harruar shijen e fitores. Në një ndeshje që topçinjtë duhet ta fitonin patjetër, mposhten 0-1 nga Burnley. Djemtë e Mikel Artetës dështojnë dhe njëherë për të fituar 3 pikët që do të rikthenin aromën pozitive në Londër. Aubameyang shënoi një autogol që mjaftoi për t’i dhënë skuadrës kundërshtare fitoren.
Ndërsa Granit Xhaka tregon dhe njëherë karakterin e tij gjaknxehtë të shqiptarit, duke bërë një ndërhyrje mjaft të ashpër ndaj lojtarit të Burnleyt dhe pas rishikimit me VAR u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri kryesor i takimit. Arsyeja ishte fakti se mesfushori shqiptar i vendosi duart në fyt kundërshtarit dhe një gjest i tillë nuk është toleruar aspak.
Kjo disfatë e mban përsëri Arsenalin në vendin e 15-të në kuotën e 13 pikëve dhe tashmë ultimatumi pritet nga drejtuesit e Arsenalit që do t’i kërkojnë trajnerit Mikel Arteta të ndryshojë menjëherë rezultatet negative./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Only Fernandinho (4) has been sent off more times than Granit Xhaka (3) since the Arsenal midfielder made his Premier League debut.#ARSBUR pic.twitter.com/1ybtI1r8Bq
— Billow Y (@BillowYussuf89) December 13, 2020