“Nuk jemi me zor pjesë e UEFA-s“, Ademi me mesazh të qartë: Nuk i vendos Spanja ligjet e UEFA-s, luajmë me simbolet tona

Dardanët ka njohur kundërshtarët për kualifikueset e Botërorit 2022 dhe goglat kanë rezervuar 3 shtete të cilat nuk e njohin Kosovën. Mes tyre gjendet edhe Spanja dhe në andaluzi menjëherë pas shortit ka nisur të komentohet situata mes dy qeverive. Në media është përfolur se spanjollët do të kërkojnë që Kosova të paraqitet pa himnin dhe simolet përfaqësuese, por një alternativë e tillë është hedhur poshtë nga kreu i FFK-së.

Në një prononcim për “AS“ në ”RTK”, Agim Ademi ka bërë të qartë se Kosova do të përballet kundër Spanjës me simbolet e saj. Ndërkaq shton se dardanët nuk janë me zor pjesë e UEFA-s dhe ligjet e qeverisë europiane të futbollit nuk janë andaluzianët ata që i përcaktojnë.

“Simbolet janë e drejtë e secilit shtet dhe nuk mund të zhvillohet një ndeshje ndërkombëtare, sidomos në futboll pa himn dhe pa flamur. Ne, realisht nuk jemi me zor pjesë e UEFA-s dhe Spanja nuk është ajo që i përcakton ligjet e UEFA-s. Ne nuk kemi dëshirë që të kemi raporte të tilla me Spanjën dhe jemi të gatshëm që t’i presim siç është më së miri.

Normalisht se edhe ne do të shkojmë në Spanjë me himnin dhe flamurin tonë. Tani për tani Spanja e ka të dijshme dhe të qartë këtë gjë, por edhe UEFA se ne nuk luajmë pa simbolet tona. Besoj që nuk do të ketë problem rreth kësaj çështje dhe besoj se do t’i zhvillojmë ndeshjet kundër Spanjës”, ka deklaruar Agim Ademi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online