VIDEO/ Arsenali është mbreslënës në ndeshjen e parë, gjithçka nga Willian dhe një gol model

Nga Klaudio Ndreca

Arsenali e ka nisur në mënyrën më të mirë “Premier League”, duke fituar në transfertë me shifrat 0-3 ndaj Fulham. Topçinjtë kanë dominuar thuajse gjatë gjithë kohës kundërshtarin, duke qenë të qetë në mbajtjen e topit dhe duke krijuar rrezikshmëri konstante në portën e kundërshtarit.

Të tre golat e Arsenalit janë krijuar nga këmbët e afrimit më të ri nga Chelsea, Willian. Në rastin e parë do të ishte goditja e lojtarit brazilian që do të devijohej disi nga portieri, ndërsa Lakazete me portën e boshatisur nuk mund të gabonte.

Më pas do të ishte një krosim i Willian në pjesën e dytë që do të gjente Gabriel, për të gjetur kështu edhe golin e dytë. E si për të përmbyllur këtë takim ka ardhur edhe një gol model nga skuadra e Artetas. Pasime që nisën nga mbrojtja për të dalë në sulm janë mbyllur me sukses falë gjuajtjes brilante të Aubamejang që ishte e pakapshme për portierin e Fulham. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online